Telegrafi

Steinbrück hedh poshtë ndihmat për industrinë e makinave

"Shteti nuk mund të ndërhyjë në fuqinë blerëse private dhe po ashtu, nuk mund të jetë përgjegjës për gabimet në këtë sektor", tha Steinbrück për radion gjermane Deutschlandfunk.

Koncerni i prodhimit të makinave Opel kishte kërkuar nga shteti garanci, sepse sipërmarrja kishte frikë për të ardhmen e saj për shkak të krizës financiare që ka përfshirë General Motors.