Telegrafi

Steienmeier: Sa më shpejt të formohet qeveria e re dhe të kthehet stabiliteti në Maqedoni

Shefi i diplomacisë gjermane, Frank Walter Steinmeier, në takim me minsitrin e punëve të jashtme të Kroacisë, Davor Shtier, mes tjerash kanë folur edhe për gjendjen e Maqedonis pas zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kuptohet se mërzitemi për fqinjët tanë në Evropë. Të hënën patëm rastin të flasim për Ballkanin Perëndimor, para se gjithash për zgjedhjet në Maqedoni. Zgjedhjet kaluan në atmosferë normale ashtu siç kemi dëgjuar. Tani është me rëndësi që sa më shpejt të formohet qeveria dhe të kthehet normaliteti në Maqedoni”, tha mes tjerash Steienmeier.

Edhe pse Steienmeier në fjalimin e tij tha se, ministri kroat do të flet më gjerë për Maqedoninë, Shtier foli vetëm për gjendjen e Serbisë dhe Bosnjës dhe tha se Kroacia, Polonia dhe Gjermania do të fillojnë me ndihmë intenzive për Kosovën në rrugën e BE-së, dhe fare nuk e përmendi Maqedoninë./Telegrafi/