Këngëtari i njohur Stefi Prifti rreth dy vite më parë u përball me sfidën më të madhe të jetës së tij, humbjen e bashkëshortes në moshë të re.
Duket se mungesa e saj ka lënë gjurmë të mëdha tek këngëtari, i cili edhe sot e kujton thuajse në çdo moment.
Së fundmi, Stefi është bërë nostalgjik, duke e kujtuar atë përmes një fotografie të publikuar në Instagarm.
Në fotografi vërehet një filxhan i printuar me një fotografi të çiftit, dhe të vajzës së tyre.
“Me dashuritë e mia… dashuria tjetër Joana erdhi më vonë”, shkruan Stefi Prifti në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/