Site icon Telegrafi

Stefanovski: Edhe shërimi jashtë shtetit do të mbulohet nga Fondi për Sigurim Shëndetësor

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor në Maqedoni, Sasho Stefanovski ka apeluar deri tek qytetarët se gjatë vitit 2017, Ministria e Shëndetësisë dhe FSSHM do të mbulojë harxhimet e shërimit të qytetarëve edhe jashtë shtetit, nëse klinikat nuk mundet që të sigurojnë shërim, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Përveç trajtimit, planifikimit të projekteve për të ardhmen dhe diagnostifikimin e sëmundjeve të rënda, shteti do të mbulojë edhe shërimin e plotë të qytetarëve të Maqedonisë jashtë shtetit. Krejt kjo procedurë do të bëhet në komunikim në mes klinikave tona brenda dhe partnerëve tonë nëpër shtetet e botës. Nëse klinikat tona nuk mundet që të shërojnë pacientët, atëherë ata janë të oblikuar që të gjejnë zgjidhje për shërim jashtë shtetit. Krejt kjo do të jetë në kurriz të shtetit.” thotë mes tjerash Stefanovski./Telegrafi/

Exit mobile version