Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se çdo histori rreth kërkesës për pranimin e Kosovës në Interpol paraqet politizimin e kësaj organizate të policisë profesionale, shkruajnë mediat serbe.
“Pranimi i mundshëm do të paraqiste shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka shtuar Stefanoviq, transmeton Telegrafi.
Ai gjithashtu tha se do të ishte precedan që është në kundërshtim me rregullat e Interpolit, që në mënyrë strikte dhe pa pikë dyshimi parashohin që vetëm shtetet anëtare të OKB-së dhe vëzhguesit mund të jenë anëtarë të Interpolit.
Sipas Stefanoviqiti, vendimi i mundshëm i Asamblesë së Përgjithshme për pranimin e Kosovës paraqet një vendim kryekëput politik, që nuk mbështetet në të drejtën ndërkombëtare, kurse pasojat do të ishin të dëmshme jo vetëm për Serbinë, por edhe për vendet tjera që janë anëtare të Interpolit. /Telegrafi/