Site icon Telegrafi

Stefanova: Nuk di për letrën e Janevës

Prokurorët Lile Stefanova dhe Artan Ajro, pas seancës së sotme për lëndën ‘Titanik’, nuk u përgjigjën në pyetjen se çfarë është biseduar në kolegjium për letrën e Katica Janevvës, që përmes gjykatës, ka u ka dërguar kërkesë që të gjitha hetimit dhe aktakuzat në afat prej 3 ditë të dorëzohen në Prokurorinë Publike.

“Nuk di, isha në gjykim, nuk e di atë letrën. Kur do ta lexoj, do t’u tregoj”, tha Stefanova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, edhe më herët ene nga PSP vërtetuan se Janeva nga burgu i Shuto Orizares ka dhënë urdhër që të gjitha hetimet dhe procedurat parahetimore të dorëzohen në Prokurorinë Publike.

Lexo po ashtu Janeva nga burgu jep urdhër që të barten lëndët e PSP-së në Prokurorinë Publike

Bëhet fjalë për autorizim që ju jepet prokurorëve që në afat për tre ditë të dorëzojë hetimet dhe procedurat hetimore në Prokurorinë e rregullt.

Për urdhrin e Janevës duhet të merret vendim në kolegjiumin e PSP-së. Mandati i PSP-së skadon më 15 shtator ndërsa statusi i ardhshëm i kësaj prokurorie duhet të zgjidhet me Ligjin e ri për Prokurori Publike i cili është në procedurë kuvendare./Telegrafi.

Exit mobile version