Site icon Telegrafi

Stefanova gjatë ditës së nesërme do të merret në pyetje për aferën ‘Haraçi’

Siç njofton AIM, prokurori Ljubomir Joveski ka vërtetuar se prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova, e cila udhëheq me lëndën ‘Perandoria’ është e thirrur nesër në Prokurorinë Publike të jep deklaratë për rastin ‘Haraçi’.

Ai nuk zbulon nëse do të thirret Katica Janeva dhe kur do të thirret, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Prokuroria për shkak të udhëheqjes së suksesshme të hetimit nuk njofton më herët se çfarë veprime do të ndërmerren dhe kur do të ndërmerren|, thotë Joveski. Ai tha se të gjithë të përfshirët do të dëgjohen dhe do të merren në pyetje.

Lexo po ashtu Pendarovski shprehet i zhgënjyer nga prokurorët në aferën ‘Haraçi’

Janeva dhe Stefanova u përmendën tek bisedat dhe videon e incizuara që u publikoi gazeta italiane ‘La Verita’./Telegrafi/

Exit mobile version