Eurodeputeti austriak duke folur në Kuvendin e Këshillit të Evropës, iu referua vendimit për ndryshimin e emrit të miratuar nga Kuvendi i Maqedonisë dhe demonstrimet nacionaliste në Greqi, që sipas tij, dërguan në ndjeshmërinë e helmit të nacionalizmit.
Stefan Schennach e njeh mirë gjendjen në Maqedoni, ku ka ardhur disa herë në misione zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kur isha në Maqedoni, dërgova një mesazh deri tek partitë politike nga të cilat kërkova përgjegjësi, që të mos bëjnë gjë tjetër përveç referendumi konsultativ. I kënaqur me faktin se Kuvendi ka pranuar të bëhet në Kuvend të Republikës së Maqedonisë së Veriut, tha Schennach, zëdhënësi i Partisë Socialiste në Kuvendin e Këshillit Evropian.
Ai më tej i vjen keq për zhvillimet e fundit, si demonstrimet nacionaliste në Greqi.
“Më vjen keq për ngjarjet në Greqi, ku ndjehet helmi i nacionalizmit. Unë mendoj se Kuvendi grek duhet ta pranojë emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, e cila më në fund duhet t’i japë fund kontestit të emrit”, përfundoi Stefan Schennach./Telegrafi/