Site icon Telegrafi

Stefan Bogoev: Jemi të gatshëm ta marrim përgjegjësinë e protestave (Video)

LSDM-ja është e gatshme ta marrë përgjegjësinë dhe t’i mbështesë qytetarët të mbeten në kërkesat e tyre, përkundër trysnive të pushtetit, tha Stefan Bogoev në emisionin “10 Minuta” në Tv21. Ai që nga fillimi është pjesë e protestuesve të cilët hedhin ngjyrë ndaj institucioneve dhe tha se mbështetja për lëvizjen “Protestoj” nuk do të tërhiqet, madje edhe me çmimin e dënimeve më rigoroze.

“Qëndruam pas protestuesve që u dënuan, në shenjë mbështetjeje ndaj tyre. Edhe unë isha njëri nga ata që hidhnin ngjyrë. Jemi të gatshëm në gjithçka. Nëse kanë filluar me thirrje në biseda informative, le të më thërrasin edhe mua, Zaevin dhe Sheqerinskën. Edhe po ta bëjnë këtë, nuk kanë për të na ndalur të protestojmë, as neve dhe as qytetarët”, theksoi Stefan Bogoev, Deputet i LSDM.

Bogoev thotë se nuk do të ndalen së protestuari deri në përmbushjen e të gjitha kushteve. Ai nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen, protestat e qytetarëve të radikalizohen dhe të eskalojnë, në qoftë se kjo situatë nuk tejkalohet./Telegrafi/

Exit mobile version