Telegrafi

Stavridis: Maqedonia, shteti i radhës që duhet të anëtarësohet në NATO

Ish-komandanti i Aleancës Veriatlantikem, James Stavridis, ka deklaruar për Zërin e Amerikës se Maqedonia është shteti i radhës që duhet të bashkohet në NATO.

”Shpresoj që Greqia të jentë në gjendje të punojë me Maqedoninë në zgjidhjen e çështjes së emrit, me çka do të hapet dera që Maqedonia të hyjë në NATO. Mendoj se Maqedonia është shteti i radhës që duhet të bashkohet në Aleancë”, ka deklaruar Stavridis.

Stavridis vlerëson se hyrja e Maqedonisë në NATO do të thotë bashkim dhe përforcim të Ballkanit./Telegrafi/