Site icon Telegrafi

Stavrevski: Firmat vendore paguajnë taksa më të ulta

Në një intervistë për gazetën ”Veçer’, ministri i financave Zoran Stavervski ka deklaruar se firmat vendore kanë miliona euro ndihma financiare nga Qeveria, falë politikës tatimore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Stavervski thotë se firmat në Maqedoni paguajnë taksa më të ulta, ndërkaq që nga kriza ekonomike, pra nga 2009 e deri 2015, Qeveria ua lehtësoi firmave, d.m.th i liroi nga obligimet për taksa në fitimet e pashpërndara.

Sipas tij, Taksa e fitimit është hequr krejtësisht për biyneset e vogla dhe mikro bizneset me të ardhura deri 3 milionë denarë, kurse janë ulur edhe kontributet për sigurimin shëndetësor dhe pensional./Telegrafi/

Exit mobile version