Telegrafi

Stavreski në mes të fushatës ka porositur DAP-in që të inspektoj në një kompani në Radovishi

Në një nga bombat e paralajmëruara që u lëshuan në sallën e gjyqit për rastin ‘Titanik’ këtë pasdite, ish-ministri i financave, Zoran Stavreski, dëgjohet se si urdhëron ish-Ministrin e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit i cili akuzohet për rastin, Mile Janakieski, në mes të kampanjës t’i drejtohet ish- drejtorit të DAP, Goran Trajkovskit, për të kontrolluar kompaninë “Mardi” nga Radovishi.

“Le të lëshoj Goran kontroll në kompaninë në Radovish. Nëse mundemi edhe inspektoratin e punës”, thotë Spasovski. Ai shërbimin e kërkon nga Janakiseki, sepse, siç thotë, më herët i ka ndihmuar shumë firmës, por tani ajo është e lidhur me Ljube ose Lupço. Stavrevski ka dashur të shkoj për vizitë në Radovsih, por njerëzit e tij nga kompania “Mardi” nuk iu kanë përgjigjur për takim me të.

“Mardi na bënë probleme në Radovish”, thotë Janakiseki një bashkëbiseduesi tjetër. /Telegrafi/