Site icon Telegrafi

Stavilevci: Projektligji për financim të efiçiencës, krijon 10 mijë vende pune

Kosova mund të kursejë 30 për qind energji elektrike nëse i nënshtrohet masave të efiçiencës së energjisë.

Kështu u tha në debatin e organizuar nga KOSID , ku ministri i Zvillimit Ekonomik Blerand Stavileci në këtë debat paralajmëroi se sivjet pritet të procedohet projektligji për krijimin e fondit për financimin e efiçiencës dhe do të krijohen mbi 10 mijë vende të reja të punës.

“Në kuadrin legjislativ të këtij viti, ne në tre mujorin e fundit parashihet që ta procedojmë Ligjin për efiiçencë dhe jemi duke i bërë konsultimet e fundit në mënyrë që si pjesë e këtij ligji të jetë edhe Fondi për efiqiencë, i cili do të formulohet nëpërmjet një neni”, theksoi ministri Stavileci.

Drejtuesi i MZHE-s ë deklaroi se me operimin e këtij Fondi mund të krijohen 11 mijë e 800 e 51 vende të reja të punës.

“Flitet pra që në periudhën e ardhshme të operimit të fondit mund të krijohen 11 mijë e 800 e 51 vende të reja të punës. Pra po flasim për një fond për investime në një fushë që zbatimi i masave të efiçiencës mund të sjellë përfitime të shumta edhe tek ekonomia jonë në përgjithësi dhe tek amvisëritë”, deklaroi Stavileci.

Ndërsa, koordinatori i KOSID-it, Visar Azemi, theksoi se konsumi për energji në Kosovë në 14 vitet e fundit është rritë 47 për qind dhe për këtë duhet të ndërmerren masa për efiçi ncë të energjisë.
“Në disa studime të bëra më herët nga Universiteti i Bërtit, është thënë që Kosova mund të kursej diku 30 për qind të energjisë elektrike nëse ndërmerren masa të efiçincës të energjisë. Po ashtu, ka edhe shumë analiza të tjera të cilat janë bërë më pas dhe të cilat japin shifra të njëjta. Konsumi në Kosovë në 14 vitet e fundit është rritë diku 47 për qind që është mjaft i madh”, theksoi Azemi.

Sipas tij, këto masa të eficincës të energjisë jo vetëm që do ta zvogëlojnë prodhimin e energjisë dhe konsumin, por gjithashtu do të kontribuojnë edhe në uljen e çmimit të faturave të energjisë elektrike sepse konsumatorët do të shpenzojnë më pak energji.

Për Ligjin e efiçincës, drejtuesi i Institutit GAP, Agron Demi kërkoi të përfshi hen sa më shumë pjesë kryesore në ligj dhe jo në akte nënligjore. Ai theksoi se kursimet janë shumë të mundshme nëse investohet në projekte të tilla.

Gjatë tryezës është prezantuar punimi analitik i cili e vë efiçiencën e energjisë në krye të politikave energjetike në Kosovë.

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në kuadër të Konsorciumit Kosovar të Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) është duke mbajtur tryezën “Financimi i Efiçiencës së Energjisë në Kosovë – Përfitimet dhe Pengesat”.

Një ndër rekomandimet kryesore është themelimi i një fondi të efiçiencës së energjisë, si dhe të shfrytëzuarit efiçient të energjisë.

Kjo ngase Kosova po përjeton një rritje të vazhdueshme të kërkesës për energji, andaj lind nevoja për ndërmarrjen e hapave konkret të cilat mundësojnë shfrytëzim më të mire të energjisë si dhe përmirësim të gjendjes energjetike në vend. /Telegrafi/

Exit mobile version