Telegrafi

Stavileci thotë se PDK ka numrin më të madh të asamblistëve në vend

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë se pas zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, ky subjekt ka fituar numrin më të madh të asamblistëve në nivel vendi.

Ai është shprehur se PDK pret rezultate edhe më të mira.

“Doli ajo që e thamë. Kemi numrin më të madh të asamblistëve në nivel vendi. Reformat puna dhe angazhimi prodhuan rezultate. Faleminderit të gjithëve për besimin e dhënë! Vazhdojmë me punë të mira, presim rezultate edhe më të mira. Orientimi pozitiv, konstruktiv, shtetzhvillues e properëndimor, mbi të gjitha”, ka shkruar Stavileci në rrjetin social Facebook.