Site icon Telegrafi

Stavileci: Sulmet ndaj oficerëve doganorë shqetësuese

Sulmet ndaj oficerëve doganor janë bërë shqetësuese për këtë institucion. Një sulm i tillë ka ndodhur para tri ditësh në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. Tre oficerë të njësitit anti-kontrabandë të Kosovës gjatë kryerjes së detyrës janë sulmuar në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, të cilët kanë marrë lëndime të trupore.

Njësiti anti-kontrabandë ishin në ndjekje të automjetit i dyshuar për kontrabandim të mallrave.

Për këtë sulm zëdhënësi i Doganave të Kosovës , Adriatik Stavileci tha se gjatë ndjekës së automjetit, një kombi dhe persona të tjerë kanë goditur automjetin e oficerëve doganor i cili është aksidentuar dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Ai tha se me këtë rast janë duke u marrë Policia e Kosovës. “Gjatë kryerjes së detyrave të tyre njësitit anti-kontrabandë kanë qenë nën ndjekje të një automjeti i cili është dyshuar për kontrabandim të mallrave. Gjatë ndjekës të automjeti,një kombi dhe persona tjerë kanë tentuar të ndalin oficerët doganor nga ndjekja. Gjatë tentimit për ndalje kët a kanë goditur automjetin e oficerëve doganor i cili është aksidentuar dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Fatmirësisht tre oficerët nuk kanë pësuar lëndime serioze , por sidoqoftë Policia e Kosovës është duke u marrë shumë seriozisht me këtë çështje edhe besoj që shumë shpejta do të kryejnë punën e tyre”, tha Stavileci për KosovaPress.

Por ky është vetëm njëri nga sulmet i cili po bëhet në drejtimin e oficerëve doganor dhe doganave.

Stavileci thotë se këto sulme janë shqetësues, mirëpo siç thotë ai kjo tregon që Doganat e Kosovës, janë të përkushtuara, sepse të hyrat doganore janë të hyra shtetërore. “Gjatë këtyre dy viteve të fundit kemi parë që ndoshta katër-pesë sulme ndaj oficerëve doganor por ky është njëri prej sulmeve më të mëdha që është bërë deri tani. Normalisht kemi pas edhe sulme ndaj objekteve të doganave dhe oficerëve në pikat veriore, besoj që e dini gjatë djegies së tyre, por edhe këto sulme janë shumë shqetësuese, por në anën tjetër tregon se doganat janë të përkushtuara dhe se hyrat e doganave janë të hyrat shtetërore”, theksi Stavileci.

Për sulmin ndaj tre oficerëve doganor ka shfaqur shqetësim edhe Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës . Ata në një reagim kanë thënë se është shqetësues se si me veprimet e personave të papërgjegjshëm e për interesa personale dhe private sulmuan oficerët doganor gjatë kryerjes së punëve zyrtare.

SPDK,ka kërkuar nga Ministria e Financave, menaxhmenti i Doganës së Kosovë dhe organet e tjera kompetente të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që kryesit e veprës të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Sulmi ndaj tre oficerëve sipas SPDK-së tregon rreziqet e përditshme me të cilat ballafaqohen zyrtarët doganor gjatë mbledhjes së taksave, luftimin e kontrabandës, evazionit fiskal, mbrojtën e qytetar ëve nga produktet e dyshimta dhe shumë detyra të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version