Site icon Telegrafi

Stavileci, punëtori i vitit në basketbollin kosovar

Berisha, i cili ka qenë lojtari kryesor tek ‘bardhekaltrit’ që fituan titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, ka marr çmimin e lojtarit më të mirë.

Në konkurrencën e femrave, ky çmim shkoi për anëtaren e Penzës, Valbona Bytyqi, e cila ishte më e mira në triumfin e pejaneve në Kupën e Kosovës.

Ndërkaq, epitetit i punëtorit sportiv i ka takuar kryetarit të Sigal Prishtinës, Blerand Stavilecit, kurse çmimi i klubit më të suksesshëm i takoi Sigal Prishtinës në të dy konkurrencat. Gjyqtarët më të mirë u zgjodhën Kurshumliu, Mumini e Mehmeti.

FBK ka bërë edhe përzgjedhjen e pesëshes më të mirë të vitit. Samir Shaptahoviq (Peja), Dardan Berisha (S. Prishtina), Alban Veseli (S. Prishtina), Gerti Shima (Peja) dhe Blerim Mazreku (S. Prishtina), është pesëshja më e mirë në konkurrencën e meshkujve.
Kurse tek femrat pesëshja më e mirë u zgjodh: Gentiana Ismaili (S. Prishtina), Vlora Idrizi (Penza), Valbona Bytyqi (Penza), Zërina Shatri (S. Prishtina)dhe Saranda Daci (S. Prishtina). /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version