“Moti nuk kam parë një ndeshje të këtij niveli, do të doja që edhe drejtuesit e Ligës Ballkanike të kishin qenë këtu prezent, për të parë se secila pjesë e lojës ka qenë për notën më të lartë”.
“Dje edhe sot Prishtina u vërshua me Plisat të cilët sot kanë udhëtuar rreth 1500 vetë e që nuk besoj se ka ndodhur më parë. Duke e ditur probleme qe kemi pasur, kemi pas të lënduar një lojtar cilësor siç është Alvin Snow, por të gjithë tifozët, lojtarët dhe stafi menaxherial, kanë bërë një punë të shkëlqyer”.
“Unë mendoj se gjatë gjithë ndeshjes kemi pasur kontrollin e lojës, kemi parë që diferenca është sillur prej katër deri në tetë pikë dhe kjo më ka bërë të besoj se do t’ia dalim në fund. Por, ne i mbyllem pikat e forta te Pejës, ndoshta qendra e tyre sonte u hap me shumë, por numri i vogël i pikëve tregon që mbrojtja jonë ka qenë e fortë”, u shpreh Stavileci për RTK.
“Nuk është e lehtë ne momentet e fundit të ruash nervat, qetësinë dhe gjakftohtësinë, por prapë po them se gladiatorët tanë prej atyre te vjetërve deri te ata te rinjtë dhe kjo atmosfere fantastike e kanë merituar këtë film te basketbollit”, ka potencuar në fund ish-basketbollisti i Prishtinës. /Telegrafi/