“Sigal Prishtina është favorite, sepse është më e mirë se Peja. Prishtinës i ka munguar një lojtar lider, por qe e kemi gjetur të Alvin Eugene Snow, që luan në pozitën e organizatorit. Me McLainin kemi fituar një lojtar të pozitës katër që e ka edhe gjuajtjen që po ashtu na ka munguar në pjesën e parë. Me Terrellin kemi qendër klasike që ka kilometrazh të gjatë në liga që meritojnë respekt”.
“Kemi një 13-she të lojtarëve: shtatë vendorë me përvojë, tre të rinj dhe tre të huaj. Pejës t’ia heqim Dardan Berishën e Samir Shaptahoviqin, ekipi ynë është më i mirë me vendorë. Me lojtarë të huaj jemi shumë më të mirë, po ashtu edhe bankën e kemi më të fortë. Nëse kësaj i shtohet shtabi teknik, atmosfera, atëherë ne jemi ekip më cilësor”, ka deklaruar Stavileci në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/