Telegrafi

Stavileci prezanton Lis Shoshin, Prishtina vazhdon përforcimet

Sigal Prishtina ka konfirmuar transferimin e ri të klubit, supertalentin, Lis Shoshi.

Shoshi është transferuar në Prishtinë nga Lefkada, ku kaloi këtë verë nga klubi i NCAA, Little Rock.

Stavileci u shfaq krenar në prezantimin e Shoshit, duke thënë se është përmbyllur kampanja e transferimeve me këtë supertalent.

Reprezentuesi i Kosovës shton arsenalin e Prishtinës me kualitet në pozitën numër 5 para dueleve kruciale ndaj Tsmoki Minsk për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

/Telegrafi/