Sigal Prishtina ka konfirmuar transferimin e ri të klubit, supertalentin, Lis Shoshi.
Shoshi është transferuar në Prishtinë nga Lefkada, ku kaloi këtë verë nga klubi i NCAA, Little Rock.
Stavileci u shfaq krenar në prezantimin e Shoshit, duke thënë se është përmbyllur kampanja e transferimeve me këtë supertalent.
Reprezentuesi i Kosovës shton arsenalin e Prishtinës me kualitet në pozitën numër 5 para dueleve kruciale ndaj Tsmoki Minsk për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
/Telegrafi/