Site icon Telegrafi

Stavileci pret në takim homologun nga Maqedonia

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, sot pret në një takim homologun e tij nga Maqedonia,Driton Kuqi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në një njoftim për media, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ka bërë të ditur se ministrat Stavileci e Kuqi gjatë takimit do të diskutojnë për vazhdimin e bashkëpunimin në sferën e ekonomisë, projektet në fushën e energjetikës, shkëmbimin tregtar mes dy vendeve dhe heqjen eventuale të barrierave.

Pas takimit, të dy ministrat do të mbajnë një konferencë për media, në ora 10:00, hollin e MZHE-së. /Telegrafi/

Exit mobile version