Ministri për Zhvillim Ekonomik, Blerand Stavileci në konferencën e organizuar për vajzat në teknologji informative tha se është kënaqësi të shihet se ka shumë vajza të interesuara dhe të shkëlqyera në fushën e teknologjisë informative.
Stavileci në këtë konferencë tha se për shoqërinë kosovare ky sektor është fitimprurës.
Ai tha se në Evropë ka hapësirë për vende të reja të punës.
“Sot të gjitha veprimtaritë e kanë një E para vetes”, tha Stavileci, duke shtuar se pjesëmarrja e grave në TIK ndikon edhe në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë. /Telegrafi/