Blerand Stavileci nga PDK-ja që është pjesë e koalicionit PAN (PDK-AAK-NISMA), ka thënë se ky koalicion i ka numrat për krijimin e Qeverisë.
Madje, sipas tij, PAN tashmë është në diskutim e sipër me parti, koalicione e deputetë për të pasur 61 e më shumë deputetë.
“Nuk po diskutojmë për 61-shin, por për 61 plus. Kur i kemi 61 numra po thonë se do të jetë Qeveri e dobët, e varur nga kjo ose ajo”, thotë ai.
Ai ka folur edhe për caktimin e datës së seancës konstituive, që nga kundërshtarët e PAN-it u cilësua si datë e vonshme. Por, për të ajo datë “është brenda periudhës kohore kur ka nisur të rrjedhë ora ligjore”!
“Janë përfillur të gjitha procedurat për të thirrur këtë seancë”, ka thënë Stavileci. /Klan Kosova/