Telegrafi

Stavileci: Nga largimi i taksës kemi 9 milionë euro importe nga Serbia dhe 660 mijë euro nga Bosnja

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka dhënë statistika në lidhje me importet nga Serbia dhe Bosnja që nga koha e largimit të tarifës.

Stavileci në RTV Dukagjini ka thënë se që nga 1 prilli kur është hequr taksa ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës ka një rritje të importeve nga këto vende por jo në masë shumë të theksuar.

“Nga ajo periudhë kemi rreth 9 milionë euro importe nga Serbia dhe 660 mijë euro importe nga Bosnja. Nëse krahasohen këto shifra me periudhën paraprake nuk është një import i madh”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës ka folur edhe për gjendjen e doganierit të prekur nga coronavirusi.

“Gjendja e dogianirit nuk është edhe e lehtë por po trajtohet në Klinikën Infektive”.

Stavileci thotë se përderisa njerëzit nuk kanë shumë qarkullim, në Kosovë futen 600 maune në ditë e që sipas tij këto vijnë edhe nga vende shumë të prekura me COVID-19 si Italia apo Spanja./Telegrafi/