Dogana e Kosovës, edhe në këtë kohë të pandemisë ka vazhduar me aktivitetet e saj në zhdoganimin e mallrave.
Adriatik Stavileci, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, tha se institucioni po ushtron aktivitetet pothuajse njëjtë.
“Në këtë kohë kemi përshpejtuar aktivitetet është rritur kujdesi dhe kontaktet të kemi sa më pak”, tha ai në televizionin publik të Kosovës.
Ai ka siguruar se ka import të mjaftueshëm dhe nuk ka ka nevojë për stoqe dhe për panik.
“Është rritur në mënyrë enorme të importit të miellit dhe grurit”, tha ai.
Stavileci bëri me dije se ka import të vazhdueshëm të artikujve strategjik dhe për këtë nuk duhet të ketë shqetësim.
Për të hyrat, ai tha se deri dje të hyrat janë pothuajse të njëjta me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Deri dje kemi 219 milionë euro të hyra, pra kemi rritje prej 5 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar”, vijoi ai.