Telegrafi

Stavileci ia dorëzon detyrën ministrit të ri të MZHE-së, Valdrin Lluka

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Blerand Stavileci, i ka dorëzuar sot detyrën ministrin të ri të MZHE-së, Valdrin Lluka, të cilit i ka uruar suksese në detyrën e re dhe e ka njoftuar atë me punën dhe sfidat.

“Në dhjetor të 2014 pranova detyrën e re në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ministri kjo që mbulon tre sektorë shumë strategjik në ekonominë e vendit tonë. Energjia, Minierat, TIK dhe Monitorimin e ndërmarrjeve publike, kjo ishte sfida e radhës. Me ndonjë përjashtim secili nga këta sektorë ishte në një udhëkryq me probleme të akumuluara ku kërkohej një qasje strategjike për t’i orientuar interesat ekonomike të vendit brenda këtyre sektorëve”, tha Stavileci.

Sipas tij, në linjë me orientimin strategjik gjatë mandatit të kaluar është aprovuar Strategjia e Energjisë 2017-2026, dokument ky i përkrahur dhe i zotuar për mbështetjeje edhe nga partneret më të rëndësishëm në këtë sektor.

Pas ceremonisë së pranim dorëzimit të detyrës së ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Lluka tha se “këtë nderë, privilegj dhe përgjegjësi do ta shndërrojë në një angazhim të pakursyer, me të gjitha kapacitetet e mundshme, për të mirë të vendit”. /Telegrafi/