Site icon Telegrafi

Stavileci: Hajde tash tregojeni veten!

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, e ka përshëndetur deklaratën e shefit të tij Kadri Veselit, në të cilën thotë se tërhiqet nga kandidimi për të parin e Kuvendit, e në të njëjtën ditë ta votojnë Qeverinë Haradinaj.

Duke iu referuar një deklarimi të tillë të Veselit, ai e quan mesazh të një burrështetasi ndaj bllokuesve dhe dhunuesve të shtetit.

Postimi i plotë i Stavilecit:

“‘Unë i ftoj publikisht që nesër të dalin dhe zotohen publikisht se votojnë një kandidat tjetër nga PDK, si dhe në të njëjtën ditë ta votojnë qeverinë në krye me kryeministrin Ramush Haradinaj. Unë menjëherë e propozoj një kandidat tjetër për kryeparlamentar’, tha Veseli gjatë një interviste në RTK.

Mesazh i qartë prej një burrështetasi të vërtetë për bllokuesit dhe dhunuesit e shtetit.

Hajde tash tregojeni veten!”, ka shkruar Stavileci. /Telegrafi/

Exit mobile version