Blerand Stavileci, ka folur për mënyrën se si është duke u organizuar Konventa e Partisë Demokratike të Kosovës, ku pritet të zgjidhet kryetar i kësaj partie.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik që është nga Partia Demokratike e Kosovës, në Info Magazine në Klan Kosova ka thënë se konventa do të jetë e ndarë në dy ditë, në pjesën e punës që do të nis nesër dhe që do të përfundoj të dielën me zgjedhjen e kryetarit.
“Pothuajse është gjithçka gati, janë në përfundim detajet e fundit”.
“Ka një kohë që të gjithë po punojmë maksimalisht që të kemi nj konventë sa më të mirë, kemi punuar në terren e brenda partisë, kemi formuar ekipe të shumta dhe tashmë secili prej këtyre ekipeve është i shpërndarë me punën dhe detyrat që u janë deleguar”.
Stavileci ka folur edhe për kandidaturën e vetme për kryetar të kësaj partie që është ajo e Kadri Veselit.
“Ka pasur një mobilizim të madh për këtë proces edhe në fazën e përgatitjes edhe për të nesërmen, ajo që ka qenë më motivuese nga takimet ka qenë pranueshmëria e kandidatit për kryetar, Kadri Veselin”.
“Edhe gjatë ditës së sotme edhe nesër do të ketë mundësi për kandidatura, natyrisht që është mirë edhe vet kryetari i ka ftuar të gjithë për kandidatura, në momentin kur nuk ka ndeshje vetëm sa për të ketë tabore, nuk mendoj që do të ketë një kandidatë sa për sy e faqe”.
Stavileci ka treguar së në ditën e dytë të konventës janë ftuar të gjitha partitë, për të parë ecurinë e zgjedhjes së kryetarit të ri të PDK-së.
“E kur zgjidhet kryetari, të gjithë janë të ftuar kushdo që dëshiron të shoh ecurinë”.
“Duke e ditur që ka shumë pika, e një konventë e jashtëzakonshme kemi bërë një miks të mysafirëve, por duke e dhënë më shumë vëmendjen tek ata që në aspektin teknik e monitorojnë procesin, pra organizatat e ndryshme”.