Telegrafi

Stavileci i gatshëm të kandidojë për Prishtinën (Video)

Ministri për Zhvillim Ekonomik, Blerand Stavileci, ka folur për emrat që përmenden brenda Partisë Demokratike të Kosovë, për të kandiduar në Prishtinë, gjatë zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë vit.

Ai ka treguar nëse ka për qëllim të kandidojë në Prishtinë, pasi emri i tij është në listën e kandidatëve të mundshëm që PDK-ja do të nominonte në Prishtinë.

Stavileci ka folur për bashkëpartiakët e tij, si Lirak Celaj, emër tjetër që mendohet se do të mund të ishte kandidat i PDK-së.

Zyrtari i lartë i PDK-së, duke folur në emisionin “Komiteti”, prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, ka treguar për mënyrën që do të zgjedhet kandidati i kësaj partie për Prishtinës, ndërsa ka bërë të ditur nëse strukturat e PDK-së në kryeqytet e duan Stavilecin si kandidat të tyre.