Telegrafi

Stavileci: Edhe një lajm shumë i mirë për ekonominë tonë, teknologjinë e informacionit

Një tjetër lajmë i mirë për Kosovën. Kësaj here ka ardhë nga sektori i teknologjisë së informacionit.

Qendra e Inovacionit të Kosovës (ICK) bëhet anëtare e Rrjetit Evropian t Investitorëve (EBAN). Këtë lajmë e ka mirëpritur ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci.

“Edhe një lajm i shkëlqyeshëm për sektorin e teknologjisë së informacionit. Qendra e Inovacionit të Kosovës (ICK) bëhet anëtare e Rrjetit Evropian të Investitorëve (EBAN)”, ka shkruar ministri Stavileci.

Sipas tij, kjo tregon se është edhe një mundësi e re për ndërmarrjet e reja në fushën më premtuese për rininë dhe ekonominë tonë.

“Një bravo e madhe për vajzat dhe djemtë e ICK-së”, ka uruar Stavileci. EBAN është rrjeti Europian i “Engjujve” të Biznesit (Business Angels) që është një platformë pan-Europiane e investitorëve për biznese në faza të hershme të zhvillimit, e cila mbledhë rreth vetes 150 organizata dhe institucione anëtare, nga 50 shtete. EBAN sot përfaqëson një fond investiv prej 7.5 miliardë eurosh dhe ruan një rol kyç në mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Europë, me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
/Telegrafi/