Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh ministër në largim i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, thotë se janë të paktën dy deputetë nga blloku LAA që do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër.
Stavileci tha se secili deputet që e sheh të arsyeshme zhbllokimin e institucioneve dhe ecjen përpara të vendit, mund të bëjnë lëvizje me anë të votës pro qeverisë Haradinaj.
Stavileci në “Fakt Plus” në Tribuna Channel, ka konfirmuar se dy deputetë nga blloku LAA (LDK, AKR, Alternativa), do të votojnë qeverinë Haradinaj, i cili është i kandiduari koalicionit PAN për kryeministër.
“Po janë 61, deputetë. Minimumi janë dy deputetë që janë nga blloku LAA”, tha Stavileci.
Tutje, Stavileci, shtoi se “PDK edhe brenda këtij koalicioni por edhe më herët nuk ka bërë asnjëherë vija të kuqe, për ndonjë parti politike”.