Plisat kanë organizuar një sondazh për ta zgjedhur sportistin dhe punëtorin sportiv të vitit 2013 të klubeve sportive të Prishtinës.
Rezultatet e nga ky sondazh janë si vijojnë (KB SIGAL Prishtina):
1. Blerand Stavileci, punëtori sportiv i vitit (69%);
2. Edmond Azemi, basketbollisti i vitit (415 vota);
3. Irma Konjusha, basketbollistja e vitit (172 vota).
“Është ndjenjë e mirë, kur ata që i japin jehonë Prishtinës, që i japin frymë dhe kurajo ekipit tonë dhe që i bëjnë tribunat të kumbojnë me brohoritjet e tyre, të vlerësojnë si punëtori sportiv më i mirë i vitit. Mendoj që basketbollin tonë kemi arritur ta bëjmë konkurrues me basketbollin ballkanik apo evropian dhe plisave e sportit kosovar kemi arritur t’iu falim shumë emocione dhe t’i bëjmë të ndjehen krenar me fitoret e shumta të Sigal Pishtinës gjatë këtij viti. Reflektim i kësaj krenarie është edhe ky çmim që më është dedikuar mua, por që nuk është vetëm i imi, po i gjithë ekipit të Sigal Prishtinës, sepse pa një ekip të mirë, nuk do të mund të korrnim fitore të njëpasnjëshme.
E ndjej veten vetëm si një timonier të mirë në krye të një skuadre të shkëlqyeshme, e përbërë nga profesionistë dhe adhurues të Prishtinës, thjesht të dashuruar në ngjyrat bardhekaltër. Ky është vetëm fillimi ynë, sepse më nuk do të ndalemi”, ka thënë Stavileci. /Telegrafi/