Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit i ka dhënë statusin e investitorit strategjik, kompanisë vendore Kosmonte Foods.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari gjatë prezantimit të arsyetimit tha se deri në fund të vitit 2025 investimet e kësaj kompanie kapin vlerën prej 11 milionë euro.
“Grupi operacional në bashkëpunim me KIESA-në ka bërë vlerësimin e dokumentacionit dhe ka konstatuar se subjekti Kosmonte Foods është në përputhje me Udhëzimin Administrativ për përmbushjen e kritereve si investitor strategjik. Në përputhje me statusin e investitorit strategjik, Kosmonte Foods për periudhën 2021-2025 do të zbatoj projektet deri në fund të vitin 2025 në vlerë prej 11.1 milionë euro”, tha Hajdari, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, Qeveria se ka themeluar Komisionit Ekzekutiv për themelimin e Fondit Sovran.
Sipas vendimit, ky Komision është formuar si parakusht për formimin e këtij Fondi.
Në bazë të planit të Qeverisë, Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës dhe do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Telekomit dhe Postës. /Telegrafi/