Punonjësit japonezë të mërkurën përmes litarëve janë ngjitur deri në maje të statujës gjigante të Budës, me qëllim që t’i vendosin në fytyrë maskën e punuar me porosi.
Kjo lëvizje është bërë për të simbolizuar lutjen para se të përfundojë pandemia e coronavirusit, transmeton Telegrafi.
Për këtë veprim është nevojitur forca e katër punonjësve dhe tri orë pune, për t’i vendosur bustit 57 metërsh maska në fytyrë.
Maska i është vendosur Budës Kanon që gjendet tek një faltore në prefekturën e Fukushimës.
Kur punonjësit u ngjitën me litar deri të fytyra e statujës, ata i vendosën maskën ngjyrë rozë me dimensione 4.1 metra me 5.3 që peshonte 35 kilogramë.
Kjo statujë ishte punuar 33 vite më parë dhe për t’u ngjitur në maje ka shkallës në pjesën anësore. Atë e vizitojnë shumë njerëz nga e mbarë bota. /Telegrafi/