Telegrafi

Statujë për nder të Muhammad Alis në Liverpool (Foto)

Boksierit më të madh që ka njohur bota, Muhammad Ali tani po i ngrihet statujë në qytetin e Liverpoolit.

Statuja e bronztë e emëruar “Më i madhi” u punua nga artisti Andrew Edwards.

Kjo është për nder të boksierit legjendar amerikan, i cili vdiq më herët këtë vit.

Kujtojmë se legjendari kishte thënë “Nuk je budalla nëse je nga Liverpooli”. /Telegrafi/