Telegrafi

Statuja e Notorious BIG në Muzeun e hip-hopit

Një statujë e bronztë është duke u punuar, por duhet edhe pak ndihmë nga publiku për ta përfunduar plotësisht, raporton NME.

Muzeu “Hip Hop Hall Of Fame” në Los Angeles ka hapur një faqe për financim nga publiku, me synimin që të arrihet shuma prej 35 mijë eurove. Këto para pritet që të mbulojnë shpenzimet e plota të krijimit të statujës.

Statuja tashmë ka filluar të krijohet nga Tanda Francis, që tashmë ka skulpturuar kokën e Biggiet dhe është shfaqur në një galeri lokale, transmeton Koha.net.

Kjo skulpturë e Notorious BIG (Biggie), pritet të jetë një nga atraksionet në muzeun e Hip Hopit.