Site icon Telegrafi

Statuja e lordit Scott bëhet Homer Simpson

Statuja e lartë e lordit John Scott, humanistit dhe anëtarit të Parlamentit, që njihet si një nga figurat më të shquara të kësaj pjese të Anglisë, fillimin e vitit 2010 e ka pritur me pamje të Homer Simpsonit.

Sidoqoftë, statuja e Scottit, i cili ka vdekur në vitin 1860, që disa vjet me radhë përjeton transformimet nga më të ndryshmet. Kështu, një vit ai ishte bërë Harry Potter, një vit tjetër Shrek, ndërsa e kishin shndërruar edhe në Supermen.

Banorët shpresojnë t’i gjejnë përgjegjësit, për “ti uruar ata për këmbëngulësi”, mirëpo dyshojnë se ata do të paraqiten. /Telegrafi/
 

Exit mobile version