“I kam disa probleme me dokumente dhe mund të ndodhë që të kthehem në Kosovë. Lajmin përfundimtar për një gjë të tillë do ta marrë gjatë javës së ardhshme. Shpresoj që të mbetem këtu, por gjithsesi nëse kthehem atje do të interesohem që të gjejë ndonjë skuadër sa më shpejtë”, deklaroi ai për gazetën Arena.
Të kujtojmë që aventura e fundit e Statovcit në futbollin kosovar, ishte ajo me ‘kuqezinjtë’ e Vëllaznimit në sezonin vjeshtor të edicionit të kaluar. /Tribuna/Telegrafi/