Telegrafi

Statkraft tërhiqet nga ndërtimi i hidrocentraleve

Siç shkruan gazeta "Nezavisne novine", kompania norvegjeze përmes një letre informoi Qeverinë e Republikës Sërpska se nuk ka mundësi që ta realizojë projektin, për shkak të problemeve me krizën botërore.

Sipas analistëve, tërheqja e "Statkraft" është vërtetim se RS dhe BeH-ja në kushte të recesionit global, do të përballen me rënie të konsiderueshme të investimeve, madje edhe në sektorin energjetik, i cili llogaritet si njëri prej më të rezistuarve.