Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo figuron edhe në statistikat negative të futbollit italian, pasi është goditësi i dytë më hi keq i gjuajtjeve të lira në historinë e Serie A.
Sipas gazetës italiane Ultimo Uomo, sulmuesi 34-vjeçar portugez ka pasur 18 përpjekje në ligë dhe nuk ka arritur të gjejë asnjëherë rrjetën.
Futbollisti i vetëm përpara Ronaldos është Camillo Ciano, i cili luajti për Frosinonen sezonin e kaluar dhe nuk arriti të shënojë në 21 përpjekje.
Rekordi i ish-yllit të Manchester Unitedit dhe Real Madrid për Juventusin është më i keq kur edhe goditjet e lira nga Liga e Kampionëve përfshihen në statistikat e tij.
Cristiano Ronaldo is officially the second worst free-kick taker in Serie A history after failing to score from 18 previous attempts. pic.twitter.com/AUWuN3e2Ns
— Footy Accumulators (@FootyAccums) September 26, 2019
Ronaldo nuk ka shënuar nga 24 goditje të lira për Juventusin, me 15 përpjekjet e tij që goditën murin mbrojtës, dy nuk arritën të qëllonin në shënjestër dhe shtatë nga goditjet u pritën nga portierët.
Ylli i Juventusit, Miralem Pjanic ka një rekord më të mirë se Ronaldo në përpjekjet për goditje të lira, kryesisht për atë se ai ka shënuar një herë në gjashtë përpjekjet e tij. /Telegrafi/