Cristiano Ronaldo ishte i heshtur gjatë ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Portugalisë, por kombëtarja e tij ia doli të kualifikohej në çerekfinale të ‘Euro 2016’.
E gjitha kjo falë një goli të shënuar në pjesën e dytë të vazhdimeve, ku ishte i përfshirë superylli i Real Madridit.
Ishte pikërisht CR7 që goditi në minutën e 117-të drejt portës, ndërsa topin e kthyer nga portieri e shfrytëzoi Ricardo Quaresma për ta shënuar me kokë golin e fitores.
Mirëpo, vlen të theksohet se deri në momentin e golit, Ronaldo nuk kishte dërguar asnjë goditje në drejtim të portës.
Dhe nga ajo goditje erdhi momenti vendimtar, ndërsa Quaresma u bë hero. /Telegrafi/