Barazimi i Arsenalit me rezultat 2-2 ndaj Manchester Cityt në udhëtim mund të ketë qenë zhgënjyes, por paraqitja e David Rayas e kanë forcuar statusin e tij si lojtari më i mirë i tyre deri tani këtë sezon.
Portieri spanjoll ka një përqindje të jashtëzakonshme prej 93.3 për qind të pritjeve si dhe ka tri porta të pastra në katër ndeshje duke e bërë atë portierin me statistikat më impresive në Ligën Premier dhe në Evropë.
Për të tretën ndeshje radhazi, Raya e fitoi çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes, duke treguar reflekse të mahnitshme dhe aftësi të pritjes së gjuajtjeve.
Bukayo Saka, ndoshta lojtari më i mirë në Ligën Premier, arriti që të bëjë një asistim ndaj Man Cityt, duke e çuar në 22 numrin e përfshirjes direkt në gol ose asistim ndaj top gjashtë ekipeve më të mira në ligë.
Starti i mirë i Sakas këtë sezon, me pesë gola dhe një asistim në pesë ndeshje të luajtura është vazhdimësi e sezonit 2023/2024.
Sidoqoftë, pritjet heroike të Rayas kanë eklipsuar të gjitha paraqitjet e mira të Sakas, veçanërisht me kapitenin Martin Odegaard që ka mbetur jashtë fushave shkaku i lëndimit.
Forma e jashtëzakonshme e Rayas ka qenë thelbësore për rezultatet e deritanishme të Arsenalit në ligë./Telegrafi/