Milot Rashica kishte paraqitje mbresëlënëse në përballjen me Bullgarinë në Sofje në kuadër të Grupit A për kualifikimet në Kampionatin Evropian.
Përfaqësuesja e Kosovës fitoi 2-3 me golat e shënuar nga anësori shqiptar, Vedat Muriqi dhe Elbasan Rashani, duke fituar ndeshjen e parë në kualifikimet Euro 2020.
Rashica shënoi golin e parë për ‘Dardanët’, ndërsa statistikat e tij tregojnë më së miri për paraqitjen ndaj Bullgarisë.
Milot Rashica vs Bulgaria
1 goal
1 assist
20 passes
85% pass accuracy
4 shots
3 key passes
3 dribbles wonBrilliant for Werder this season, brilliant for his national team. 🇽🇰🇽🇰🇽🇰
— Football Talent Scout – Jacek Kulig (@FTalentScout) June 10, 2019
Anësori shqiptar shënoi një gol, bëri një asistim, gjersa kishte 20 pasime që kishin 85 për qind të saktësisë.
Rashica bëri katër gjuajte në drejtim të portës së Bullgarisë, ndërsa bëri tri pasime vendimtare dhe tri driblime të suksesshme.
Ylli i Werder Bremenit poashtu ishte i jashtëzakonshëm edhe në barazimin 1-1 ndaj Malit të Zi në javën e kaluar, duke shënuar gol. /Telegrafi/