Telegrafi

Statistikat tregojnë se Kepa është njëri ndër portierët më të dobët në Evropë

Kepa Arrizabalaga është duke luftuar që të shpëtojë karrierën e tij te Chelsea, pas disa gabimeve trashanike në këtë edicion.

The Blues e transferuar portierin spanjoll nga Athletic Bilbao për shumën rekorde 80 milionë euro, mirëpo deri më tani është për të shpaguar besimin.

Kepa është po ashtu në mesin e lojtarëve më të paguar te Chelsea, gjersa fiton 150 mijë funte në javë.

Foto: The Sun

Nga 98 portierë në listë, me ata që kanë arritur të luajnë mbi 1500 minuta – 97 ishin më të mirë në përqindje te spanjolli.

Ai ka arritur të ndalojë vetëm 55 gjuajtje nga 99 sosh që janë bërë, që i bije 54.5 për qind.

Për krahasim, Hugo Lloris i Tottenhamit ka një përqindje të lartë (80.2%), më pas janë Wojciech Szczesny (79.1 për qind), Thibaut Courtois (78.9 për qind) dhe Jan Oblak (77.1 për qind). /Telegrafi/