Mikel Arteta është duke kaluar nëpër një formë edhe më të dobët se ajo që e kishte Unai Emery te Arsenali.
Klubi nga Liga Premier pritej që të kishte durim me ish-mesfushorin e tyre që mori drejtimin e klubit në mesin e sezonit të kaluar dhe të rikthehen në Ligën Premier.
Por, humbja 3-0 përballë Aston Villës në fundjavën që shkoi, u ka treguar atyre se janë shumë larg ndërtimit të një skuadre të fuqishme.
Një javë më parë, Arsenali e mposhti 1-0 Manchester Unitedin në Old Trafford, por kjo gjë nuk u ndihmoi që të fitonin në Emirates Stadium në javën e kaluar.
Në 28 takime të zhvilluara, Emery kishte 17, fitore, pesë barazime, gjashtë humbje, 60 gola të shënuara, 38 të pranuara dhe 345 gjuajtje në drejtim të portës kundërshtare.
Në anën tjetër, Arteta në 28 ndeshje ka 13 fitore, gjashtë barazime dhe nëntë humbje, derisa ka shënuar 41 gola dhe ka pranuar 31, me 267 gjuajtje në portë. /Telegrafi/