Telegrafi

Statistikat që tregojnë më së miri lojtarin e ndeshjes Kosovë – Islandë (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës humbi me rezultat minimal 1-2 ndaj Islandës.

Djelmoshat e Albert Bunjakut treguan një paraqitje fantastike duke e dominuar Islandën gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes.

Natyrisht që lojtari më i mirë në këtë përballje ishte mesfushori Herolind Shala që nuk u ndal në asnjë moment.

Anëtari i Kasimpasas ishte edhe asitues tek goli i vetëm i Kosovës që u shënua nga Atdhe Nuhiu.

Telegrafi ka siguruar një foto ku shihen statistikat e Shalës në këtë takim.

Shala kishte 80% të sukseseve në aksione, ndërsa tentoi një herë drejtm portës kundërshtare.

Ai u shkaktoi dy ndërhyrje të palejueshme ndaj kundërshtarëve ndërsa islandezët e fauluan dy herë atë.

Statistikat e jashtëzakonshme të Shalës ishin në pasime, ku nga 44 vetëm tri i bëri gabim, me një përqindje të mrekullueshme 93% më shumë se çdo futbollist në këtë ndeshje.

Duhet theksuar se 25-vjeçari kishte paraqitje të jashtëzakonshme edhe në ndeshjen ndaj Turqisë ku Kosova pësoi 2-0. /Telegrafi/