Telegrafi

Statistikat mbresëlënëse të Mirel Josës në krye të Prishtinës

Mirel Josa është njëri nga trajnerët më të mirë në trojet shqiptare. Tekniku tiranas iu bashkua Prishtinës dy vite më parë dhe që nga ajo kohë e ka drejtuar skuadrën në 73 ndeshje.

Me ardhjen e tij në ekip, Prishtina ka arritur ta fitojë Kupën e Kosovës, ndërsa edhe këtë edicion është në garë të ngushtë për titullin e kampionit.

Në 73 ndeshje zyrtare me Prishtinën, Josa ka statistika mbresëlënëse, pasi ka arritur të marrë 45 fitore.

Tiranasi në krye të Prishtinës ka barazuar në 19 ndeshje ndërsa ka pësuar nëntë disfata.

Ndeshja me Llapin ishte saktësisht ndeshja e 59-të kampionale (37 fitore – 15 barazime dhe 7 humbje.

Mirel Josa dhe Artan Luzi

Josa me të gjitha skuadrat e Kosovës ka bilanc pozitiv, përveç me Dritën me të cilën nga 6 ndeshje ka 1-3-2 (për Superkupë një humbje më shumë), por duke e pasur goldallimin baras 4:4.

Ish-tekniku i Tiranës, Skënderbeut, Vllaznisë, Teutës e skuadrave tjera shqiptare ka gjasa reale që të rikthej titullin e Prishtinës pas pesë edicionesh dhe kundër dy kundërshtarëve të fundit ka bilanc pozitiv, me Trepçën ’89 nga 6 ndeshje ka 4-1-1, 6:0 dhe kundër Feronikelit nga 5 ndeshje 1-4-0, 2:1 (katër prej ndeshjeve i ka zhvilluar në Drenas duke e fituar 1 dhe barazuar 3 herë).

Ndryshe, ndeshjen e radhës, Prishtina e zhvillon në shtëpi ndaj Trepçës’89 në mesjavë. /Telegrafi/