Site icon Telegrafi

Statistikat mbresëlënëse të Guardiolas si trajner: 623 ndeshje, 26 trofe

Manchester City e mbron titullin e Ligës Premier (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Pep Guardiola ka arritur që ta fitojë titullin e dytë të Ligës Premier, pas një gare të nxehtë me Liverpoolin.

Trajneri spanjoll arriti që të shpallej kampion i ligës së Anglisë për vitin e dytë me radhë dhe të gjashtin në histori të klubit, duke u barazuar kështu me Chelsean.

Guardiola është padyshim njëri ndër trajnerët më të trofeshëm në histori të futbollit, duke i fituar deri më tani 26 tituj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Pep Guardiola

Spanjollit iu deshën 623 ndeshje për t’i fituar këta tituj, e që deri më tani ka fituar tri nga ligat kryesore, si La Liga, Bundesliga dhe Ligën Premier.

Pepe Guardiola (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Guardiola deri më tani ka arritur që t’i fitojë këta trofe:

La Liga: 3

Super Kupa të Spanjës: 3

Kupa të Mbretit: 2

Tercera në Spanjë: 1

Bundesliga: 3

DFB-Pokal: 2

Premier League: 2

Kupa të Ligës në Angli: 2

Trofe për Klubet e Botës: 3

Super Kupa të Evropës: 3

Liga të Kampionëve: 2.

/Telegrafi/

Exit mobile version