Telegrafi

Statistikat mbresëlënëse të Bernard Challandes në drejtimin e Kosovës – asnjë humbje, asnjë gol të pranuar

Kur doli emri i Bernard Challandes si trajner i Kosovës shumëkush u befasua.

Një trajneri zviceran, afër pensionimit erdhi në mars, por që atëherë Përfaqësuesja e Kosovës është e pamposhtur në pesë ndeshje.

Më Challandes sukseset po vërehen, ndërsa ka treguar se skuadra e tij di të shënojë, ndërsa është e fortë edhe në mbrojtje.

‘Dardanët’ ende nuk e kanë pësuar asnjë gol, në këto pesë ndeshje, çka tregon për riorganizimin e Challandesit në mbrojtjen e kombëtares.

4 fitore, 1 barazim dhe 0 humbje, ky është bilanci i Challandesit me Kosovën.

Fillimisht fitoi dy ndeshje miqësore me Burkina Fason dhe Madagaskarin, për ta mposhtur pastaj Shqipërinë me rezultat 3:0.

Kjo mbetet edhe fitorja më e thellë deri më tanmi nën drejtimin e Challandesit.

N Ligën e Kombeve e nisi mirë. Barazoi me kokën e grupit, Azerbajxhanin në Baku, ndërsa pas tri ditësh i mposhti Ishujve Faroe me rezultat 3-0 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kosova dhe Challandes do të jenë përsëri në fushë, kësaj radhe me 11 tetor ndaj Maltës në Prishtinë.

Ardhja e Challandes ka ndryshuar shumë gjëra për të mirë, ndërsa mbetet të shihet në ndeshjet e ardhshme se sa do të vazhdojë kjo periudhë mbresëlënëse e Kosovës. /Telegrafi/