Aventura e Mario Balotellit ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Sulmuesi italian nuk po ndalet së shënuari pasi po e shikon këtë si mënyrë për t’iu përgjigjur kritikëve.
Balo në dy ndeshje për Nice ka dy fitore dhe katër gola.
Por, jo vetëm kaq. Besojeni apo jo, italiani deri më tani ka saktësinë e gjuajtjeve drejt portës 100 për qind.
Nice pas gjashtë javëve renditet në vendin e parë me 14 pikë, ndërsa ndeshja e radhës është ndaj Nancy. /Telegrafi/